Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky vend po u kërkon qytetarëve të anulojnë planet për festat e Krishtlindjeve

nga Revista Kosovarja

Territori i largët verior (NT) i Australisë do vazhdojë t’i mbajë kufijtë e mbyllur për shtetet e prekura nga koronavirusi për të paktën edhe 18 muaj të tjera.

Mbi artikull

Australia është duke përjetuar një valë të dytë me rreth 8000 raste aktive në Melburn dhe më pak raste në Sidnei.

“Këshillat e mia është të qëndroni në Territor dhe mos udhëtoni. Ju jeni të sigurt këtu”- tha Michael Gunner.

Gjithashtu ai bëri një apel qytetarëve të anulojnë planet për festat e Krishtlindjes dhe të qëndrojnë në Territorin Verior.

Moneytizer Paragrafi 4

Zyrtarët në Territorin e veriut thanë se është e domosdoshme mbyllja e vendit për 18 muaj pasi duhen ndaluar vizitorët të cilët vijnë nga vendet ku virusi është i përhapur.

Nga muaji maj NT nuk ka patur asnjë rast të shtuar me koronavirus.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]