Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kylie Jenner blenë dhurata miliona dollarësh për motrat

nga Revista Kosovarja

Kylie Jenner kohën e fundit është shpallur për të dytin vit radhazi miliarderja më e re në botë.

Pronarja e Kylie Cosmetics shpenzoi 5.495 dollarë për një cheetah me gurë kristali nga Judith Leiber, si dhuratë e hershme për “Ditën e Nënës”, për motrat e saj Kim dhe Khloe Kardashian.

Khloe, 35 vjeçe, në InstaStory të premten tregoi aksesorin që e mori dhuratë dhe falënderoi motrën e vogël për të.

Më vonë edhe Kim, 39 vjeçe, postoi një video të cheetah me ngjyrën blu, duke e falënderuar Kylien për dhuratën e bukur.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo po ashtu mori një çantë blu të kozmetikës, të markës “Christian Dios” nga Khloe, bashkë me një grumbull dhuratash të tjera.

Themeluesja e “Skims” po ashtu zbuloi një tavolinë përplot trëndafila, disa prej të cilëve u dërguan nga motra e vogël Kendall, 24 vjeçe, dhe Tristan Thompson, 29 vjeç.

“Faleminderit shumë për këtë surprizë të hershme për Ditën e Nënës. Janë vërtet kaq të bukura”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e postimit.

Ndërohë që të gjitha motrat kanë shfrytëzuar këtë ditë për të uruar nënë e tyre Kris Jenner.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]