Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kylie Jenner hedh poshtë pretendimet se pasuria e saj është e trashëguar

nga Revista Kosovarja

Ylli televiziv Kylie Jenner ka hedhur poshtë pretendimet se pasuria e saj është rezultat i trashëgimisë familjare, duke pranuar megjithatë se privilegjet që ka pasur i kanë dhënë një avantazh të madh në fillimet e karrierës.

Mbi artikull

29-vjeçarja ka arritur statusin e miliarderes falë suksesit të brendit të saj të produkteve të bukurisë, “Kylie Cosmetics”.

“Asnjë nga paratë që kam fituar ndonjëherë nuk është e trashëguar, kështu që teknikisht është e vërtetë… por njerëzit thjesht mendojnë se privilegji që kam pasur ka qenë një pikënisje shumë e madhe”, ka thënë ajo.

Jenner po fokusohet gjithashtu në të ardhmen e brendit të saj të modës, “Khy”, të cilin e lansoi në vitin 2023. Ajo ka thënë se synon ta shndërrojë atë në një markë më të qëndrueshme dhe me identitet të qartë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Jam shumë e emocionuar për të ardhmen e ‘Khy’. Ribrendimi ka të bëjë më shumë me krijimin e veshjeve klasike dhe të përjetshme, duke u larguar pak nga bashkëpunimet dhe duke kuptuar më qartë se kush jemi, çka përfaqësojmë dhe çfarë rrobash duam të krijojmë”, ka thënë ajo.

Jenner ka plane ambicioze për zgjerimin e kompanisë dhe beson se moda kërkon një hapësirë fizike për të krijuar një identitet të plotë.

“Për veshjet të duhet diçka fizike, një ndërtesë, për të krijuar një botë”, ka thënë ajo.

Ajo më herët e ka përshkruar “Khy” si një “hapësirë fantastike për shprehje krijuese”.

Jenner ka thënë se frymëzim të madh për stilin e saj e gjen në Paris, ku ka realizuar edhe disa fotosesione për “Khy”.

“Parisi është padyshim qyteti më elegant. Gjithmonë frymëzohem kur kaloj kohë atje dhe kam realizuar edhe disa fotosesione të ‘Khyt’ atje, sepse më pëlqen shumë energjia e qytetit”, ka thënë ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/