Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

La burrin për të dashurin e ri? ‘Lufta’ e re mes Françeska Muratit dhe gazetarit të njohur

nga Revista Kosovarja

Pas deklaratës së bujshme të gazetarit Elton Tozaj në emisionin “T7”, ku aludoi se Françeska Murati është kthyer në Shqipëri për “dashnorin” dhe jo për diellin apo rërën, nuk ka vonuar edhe reagimi i vetë ish-banores së “Big Brother VIP 3”.

Mbi artikull

Në videon e postuar nga televizioni në faqen zyrtare në Instagram, Françeska ka lënë një koment mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, duke mos i kursyer ironitë dhe akuzat ndaj gazetarit për shpifje.

“Keni b*thë me fol atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marr pak vëmendje. Po s’keni ça me nxjerr se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime se s’keni këllqe me u marr me lajme të vërteta”.

Ky koment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e qindra ndjekësve, duke u shoqëruar me pëlqime dhe debate të shumta midis atyre që mbështesin Françeskën për reagimin e saj të prerë dhe atyre që vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin e gazetarit. Duket se kjo përplasje sapo ka hapur një kapitull të ri në mediat rozë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Do më vinte shumë mirë që Françeska të deklaronte pse është divorcuar, e gjithë Shqipëria e di se me kë është e lidhur Françeska Murati tashmë. Mjafton ta thotë, nuk ka asnjë gjë të keqe, jetojmë në një botë të lirë. Nuk kemi pse të bëjmë këto filmat, ‘jo kam ardhur për diellin, për gurin e për rërën’, thuaj kam ardhur për dashnorin dhe është gjëja më e thjeshtë”.

Ish-missi shqiptar duket se ka gjetur dashurinë, pas divorcit të vështirë me ish-bashkëshortin e saj. Në rrjetet sociale ajo ka zbuluar copëza nga romanca e re, që duket se është një ndër më të përfolurat në Tiranë. Me një jetë luksoze dhe me dhurata të shtrenjta, missi preferon mos të prezantojë partnerin e ri.

Megjithatë, të shumtë janë ata që e dinë këtë romancë, ndonëse ashtu nuk ka folur publikisht. Mashkulli në fjalë është një emër i njohur në Tiranë, jo pjesë e showbizzit, por i njohur në qarqet e biznesit. Vetë Françeska ka preferuar që nga kjo lidhje të prezantojë vetëm dhuratat që merr dhe udhëtimet që bënë, duke lënë enigmë shoqëruesin e saj. Vetëm pak ditë më parë, në rrjetet e saj sociale ajo publikoi disa fatura, ku edhe tregonin blerje prej 25 mijë eurosh.

Në Instagramin e saj, Françeska na ka treguar edhe udhëtimet e saj brenda Shqipërisë, ku shëtit me helikopter, një shfaqje kjo vanitoze, që rrallë e shohim, të paktën në vendin tonë. Tashmë, jeta e re e Françit kjo është, mes luksit dhe dashurisë së re, që e konfirmoi vetëm pak kohë më parë. Ishte një foto me një tufë me lule, ajo që konfirmoi romancën e re pas divorcit.

“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë. Ju uroj të gjithëve një fillim të bukur të muajit”, shkruajti ajo.

Gjatë eksperiencës televizive, ajo zgjodhi të mos fliste hapur për bashkëshortin, duke ruajtur privatësinë e jetës familjare. Megjithatë, pas daljes nga formati, disa veprime të saj u interpretuan si konfirmim i ndarjes përfundimtare. Shpërngulja në Tiranë së bashku me djalin, si dhe deklarata e saj virale “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë”, ndezën diskutime të shumta në rrjet. Prej disa muajsh ajo është zhvendosur për të jetuar në Tiranë.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]