fbpx

La pa fjalë të gjithë, kjo është shuma që shpenzoi Beatrix për veshjen mbrëmë në spektaklin e Big Brother VIP

nga Revista Kosovarja

Beatrix Ramosaj mbrëmë ishte prezente në studion e Big Brother VIP, ku kishte momente edhe ndërhyri, e madje ajo në një moment i shprehu dashurinë edhe Donaldit, derisa i tha se e kishte marrë malli shumë dhe e do pafund.

Këngëtarja nga Kosova tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, derisa kishte zgjedhur të vishej e tëra në “xhins”.

Veshja e Beatrix Ramosaj i përket markës së njohur Burberry.

Pjesa e sipërme e saj kap vlerën e 1,258 dollarëve, derisa xhinset kanë një çmim prej 885 dollarëve, e që në total i bie 2143 dollarë.

Kujtojmë se Beatrix menjëherë pas eleminimit nga Big Brother VIP, lansoi edhe një këngë të re dedikuar Donaldit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]