fbpx

La pas dy fëmijë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

nga Revista Kosovarja

Është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare këngëtari i njohur shqiptar, Evans Rama. Këngëtari humbi jetën pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Artisti 50-vjeçar do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Evans Rama u bë i njohur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja e tij në vitin 2005 në “Top Fest 2” me këngën “Cast Dobesie (Është Vone)”.

Vans Rama është autor i disa këngëve dhe pjesmarrës i disa festivaleve deri dhe finalist i festivalit e 49 me këngën “Sonte”, të 54 me këngën “Flakë” dhe 56 me këngën “Gjurmët” dhe atë të muzikës moderne me këngët “Gabime fatale”, “Çast dobësie”, “Një gram lumturie” etj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]