Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Labinot Rexha kërkon “Liri për Gjestin”

nga Revista Kosovarja

Në një postim për instagram story, ish banori i Big brother Vip Kosova Labinot Rexha ka kerkuar liri për Gjestin.

Mbi artikull

“Gjesti është një artist shembullor që ka treguar kulturë,respekt dhe talent. Une besoj në sinqeritetin e Gjestit dhe në zemrën e tij të pastër”, shkroi Rexha.

Ndryshe, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Besart Kelmendit, i njohur me nofkën “Gjesti”, i dyshuar për disa vepra penale.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila dyshon se i pandehuri ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si edhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vlerësuar se kërkesa e prokurorisë është e bazuar dhe ka vendosur që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]