Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lajçak do të niset për ShBA për të diskutuar për veriun

nga Revista Kosovarja

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë për të biseduar për zhvillimet e javëve të fundit në veri të Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo vizitë e tij vjen mes ftesë të Washingtonit zyrtar.

“Më pas do të shkoj në Washington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë.

Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën para dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, ka thënë Lajçak

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]