I Dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak raportohet se gjatë këtij muaji do të zhvillojnë një vizitë në Prishtinë e Beograd, në kuadër të përgatitjeve për rifillimin e dialogut.
Kështu shkruan mediumi serb RTS referuar në burime diplomatike evropiane.
Në bazë të të këtyre burimeve, RTS raporton se Bruksel, presin që dialogu të vazhdojë “pa vonesë” dhe deklarojnë se arritja e një marrëveshje përfundimtare tashmë është çështje muajsh, jo e viteve, transmeton Reporteri.
Po ashtu ky medium shkruan se ndryshimi i kufijve nuk ka mbështetjen e rajonit dhe BE-së dhe nuk është një opsion që mund të jetë një zgjidhje për marrëveshjen finale.
Kujtojmë se gjatë ditës po ashtu u raportua se Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën për çnjohje, në kuadër të rifillimit të dialogut.
Zyrtarët në Bruksel po ashtu raportohet se kërkojnë heqjen e menjëhershme të masave të reja të reciprocitetit të vendosura së fundmi nga ish-kryeministri, Albin Kurti në mënyrë që dialogu të rifillojë. /Reporteri