Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lajçak vjen nesër në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është qartë i ndërlidhur me të ardhmen e tyre.

Ai sot gjatë një takimi në Luksemburg me ministrat e Jashtëm të BE-së, ka prezantuar raportin për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi.

“Mirëpres interesimin e sinqertë dhe mbështetjen e fuqishme të ministrave të Jashtëm të BE-së. Diskutimet e sotme konfirmuan se dialogu është qartë i ndërlidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter pas takimit.

Ndryshe Miroslav Lajçak, do të vijë nesër në Prishtinë. Lajmin për ardhjen e Lajçakut në Kosovë e ka konfirmuar zyra e Kryeministrit.

Moneytizer Paragrafi 4

Lajçak në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]