Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lajm i mirë: Sot po hapen xhamitë

nga Revista Kosovarja

Me rekomandim të myftiut Naim Tërnava, nga sot, ka nisur të falet namazi nëpër xhamitë e Kosovës.

Nisjen e faljes së namazeve e ka pohuar Kryeimami Sabri Bajgora.

“Po, sot me namazin e drekës, do të fillojë falja e namazeve me rekomandim të myftiut Ternava”, ka thënë Bajgora.

Tubimet në objekte fetare ishin mbyllur në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së virusit Covid 19.

Moneytizer Paragrafi 4

Bashkësia Islame e Kosovës kishte vendosur që të mos falet namazi i Kurban Bajramit të premten që kaloi, por e kishin caktuar 10 gushtin si datë kur do të lejohej frekuentimi i xhamive të vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]