Para disa ditësh Afrona Dika ra pre e sulmeve kibernetike.
Profili saj i Instagramit u hakua nga persona që i fshinë asaj të gjitha fotografitë dhe i vendosën fotografi të zezë, shkruan “Kosovarja”.
Si duket Afrona e riktheu llogarinë e saj.
Para pak minutash ajo postoi një status në InstaStory ku tregoi për ndjekësit se e ka rikthyer profilin e saj.
“Përshendetje të gjithëve. Tani profilin tim e kam sërish, ishte hakuar disa ditë! Dua të falënderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij”, kishte shkruar Dika.