fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lajmërohet Hykmete Bajrami pas dorëheqjes

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Hykmete Bajrami përmes një shkrimi ka bërë të ditur se sot me kërkesën e saj është liruar nga detyra e Ministres së Financave, derisa, ka shtuar se do ta vazhdojë aktivitetin e saj si deputete e LDK-së në Kuvend të Kosovës.

Bajrami përmes Facebook’ut ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën, për siç thotë “besimin e dhënë për të udhëhequr një dikaster kaq të rëndësishëm”.

“Gjatë kësaj periudhe si udhëheqëse e Ministrisë së Financave, kam bashkëpunuar ngushtë me stafin e MF-së. Së bashku kemi kaluar nëpër mjaft sfida e zhvillime të rëndësishme në përpjekje për t’u përballur me pasojat e pandemisë. MF gjatë kësaj kohe ka pasur dhe ende e ka barrën kryesore institucionale për çështjet që ndërlidhjen me menaxhimin e efekteve ekonomike të pandemisë. Konsideroj se përkundër vështirësive buxhetore të krijuara si rezultat i pandemisë, ne kemi arritur ta bëjmë më të mirën e mundshme. Reagimi i duhur dhe me masa konkrete evidentohet edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Tё nderuar,Më lejoni t’ju njoftoj se sot, me 24 shkurt 2021, me kërkesën time, jam liruar nga pozita e Ministres së Financave në detyrë. Aktivitetin tim politik do ta vazhdoj si deputete e LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Hoti për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e përhershme gjatë kësaj periudhe. Poashtu, falënderoj Kryetarin Isa Mustafa për besimin e dhënë për të qenë në krye të një dikasteri të rëndësishëm sikurse Ministria e Financave. Gjatë kësaj periudhe si udhëheqëse e Ministrisë së Financave, kam bashkëpunuar ngushtë me stafin e MF-së. Së bashku kemi kaluar nëpër mjaft sfida e zhvillime të rëndësishme në përpjekje për t’u përballur me pasojat e pandemisë. MF gjatë kësaj kohe ka pasur dhe ende e ka barrën kryesore institucionale për çështjet që ndërlidhjen me menaxhimin e efekteve ekonomike të pandemisë. Konsideroj se përkundër vështirësive buxhetore të krijuara si rezultat i pandemisë, ne kemi arritur ta bëjmë më të mirën e mundshme. Reagimi i duhur dhe me masa konkrete evidentohet edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare. Si rezultat i angazhimeve tona të përbashkëta, sukseset janë evidente: aktualisht, MF ka rolin kyç në zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Si rezultat i masave të marra, ka indikacione serioze që ekonomia do të kthehet në gjendjen e mëparshme në kohë sa më të shkurtër. MF është ndër institucionet prijëse sa i takon zbatimit me përgjegjësi, transparencë dhe profesionalizëm të të gjitha programeve të punës që derivojnë nga dokumentet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës si: Programi i Punës i Qeverisë, Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, Programi i Reformave Ekonomike, Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjenda e Reformave Evropiane, Strategjia Kombëtare për Zhvillim etj.Si rezultat i qeverisjes profesionale dhe transparente, ne jemi bërë partnerë kredibil me institucionet ndërkombëtare duke rritur kështu kapacitetin absorbues dhe implementues të projekteve të donatorëve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Përkundër situatës së vështirë ekonomike, me recesionin më të thellë ekonomik në vitet e fundit, ne kemi arritur të ruajmë stabilitetin makro-financiar të vendit, të negociojmë dy programe të rëndësishme me FMN-në dhe me Bankën Botërore, programe këto që kanë për qëllim reforma të rëndësishme strukturore dhe mbështetje buxhetore me mbi 250 milion euro për dy vite.Kemi punuar me mjaft efikasitet, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit, me të gjitha odat dhe shoqatat e biznesit. Përmes Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, u është dhënë mundësi grupeve të interesit të përfaqësohen dhe të kontribuojnё me ide e propozime për reforma që synojnë tejkalimin e efekteve ekonomike të pandemisë.Pёr kёto arritje gjithpërfshirëse, unё u jam mirёnjohёse të gjithë stafit tё Ministrisë së Financave qё me pёrkushtim dhe profesionalizёm kanë dhënë kontribut tё çmueshёm nё pёrmbushjen e misionit tonё fisnik për menaxhimin sa më të mirë të parasë publike, menaxhimin e pandemisë, daljes në ndihmë qytetarëve e bizneseve dhe angazhimin e pandërprerë rreth reformave të cilat kanë qëllim rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.Me këtë rast, dëshiroj që përzemërsisht të falënderoj Kryeministrin, kabinetin qeveritar, kabinetin tim në MF si dhe stafin e Ministrisë së Financave duke iu uruar suksese nё punën dhe angazhimet e mëtejme.Me respekt, Hykmete N. Bajrami


Etiketa: Hykmete Bajrami

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

“Djalin e kam nis për Gjermani, nuk e kam ditë se u ndalë me luftu në Koshare”

3 orë më parë
Aktuale

Deri sot 16 mijë e 132 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë

4 orë më parë
Aktuale

Bartja e maskës nuk është e obligueshme në këto raste

4 orë më parë
Aktuale

A do të lejohen dasmat me vendimin e ri të Qeverisë?

4 orë më parë
Aktuale

Pas vendimit për masat e reja, rihapen konviktet

4 orë më parë
Aktuale

Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, dyshohet për të plagosur

5 orë më parë
Postimi tjetër

Emërohet Ministri i ri i Financave

Ardit Gjebrea e mundi koronavirusin

Vishni këtë ngjyrë të rrobave, që të shmangni virusin

TË FUNDIT

A paraqet rrezik për shëndetin agjërimi gjatë pandemisë?

21 minuta më parë

Këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

50 minuta më parë

Me këta përbërës mund ti hiqni njollat kafe që ju bëhen në zonën intime

2 orë më parë

Pesë këshillat që duhet patjetër t’i dini kur depiloheni në zonën intime me dyll

2 orë më parë

Çka ndodh me trupin tuaj nëse flini para orës 10 të darkës

2 orë më parë

Ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare finalistja e Miss Universe

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Milaim Zeka publikon fotografinë e Adem Jasharit duke pirë birra

Burri e mbyt gruan e tii, bëhej si dikush tjetër për të provuar se ‘e tradhtonte’

Don Xhoni ftohet në Rusi nga modelja ruse

Osmani takohet me Armend Mehajn dhe Rrahman Ramën

I vdes gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre

Nesër varroset 27-vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Si ia panë motrat hajrin Safete Mustafës?

Supë krem me karrota, rozmarinë dhe kos

Kur gjyshja është e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën

8 vdekje dhe 345 raste të reja me COVID-19

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci