fbpx

Lajmi i “fejesës” së Redon Makashit dhe buja rreth “fake news”

nga Revista Kosovarja

Lajmi për fejesën e pretenduar të këngëtarit të njohur shqiptar Redon Makashi, që u plasua edhe në portalin e revistës“Kosovarja”, marrë nga intervista.al, doli të jetë një lajm me shumë kundërthënie.

“Kosovarja”, si media online me kontrrollues aktiv të brendshëm dhe që punon konform rregullave të gazetarisë së mirëfilltë, e kishte cituar lajmin e intervista.al me titull “Fejohet Redon Makashi, zbulohet balerina që i ka rrëmbyer zemrën”, për të qenë korrekt në të gjitha aspektet, në atë autorial, profesional dhe etik.

Pasi doli në mediat tjera reagimi i artistit, gjegjësisht lajmi me titull “Redon Makashi reagon pas lajmit për fejesën me balerinën “Dëshiroj të sqaroj publikun tim”, ne si media e kemi publikuar menjëherë reagimin në fjalë, sigurisht për të mos lënë hapsirë për hamendësime tek lexuesi.

Portali i revistes “Kosovarja”, si në të gjitha rastet e tjera e edhe tek lajmi me reagime dhe kundër-reagime rreth “fejeses” së pretenduar të Makashit, ka mbetur në koherencë me të gjitha zhvillimet.

Lajmet rreth rastit Makashi, nuk ishin dhe nuk janë lajme autoriale të “Kosovares”, por pasi ato kanë pushtuar median online, janë plasuar edhe tek ne, asesi me qëllimin për të shprendarë dezinformatë. Kosovarja” është mbështetëse aktive e fushatës kundër lajmeve të rreme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]