Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Kurti arrin në Kroaci

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa ministra janë nisur për në Kroaci për të vizituar të lënduarit nga aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën afër Slavonski Brod

Mbi artikull

Fillimisht mediat kroate raportuan se Kurti pritet që të arrijë atje në ora 18:00 por kjo është shtyrë deri në ora 19:45. Pas arritjes në Kroaci, Kurti pritet që të niset drejt Slavonski Brod me helikopter.

Ai bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, do të vizitojnë spitalin, shkruan Dnevnik.hr.

Për në Kroaci janë nisur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkaq Kurti në orën 20:30 bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, do të mbajnë një konferencë për media ndërsa më pas do të vizitojnë spitalin ku janë të shtrirë mërgimtarët e aksidentuar.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]