fbpx

Lamtumirë kolonave, funksionalizohet Unaza e Madhe në Tiranë

nga Revista Kosovarja

Është hapur sot për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës.

Ky projekt prej 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, pritet që ta minimizojë trafikun e ngarkuar.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e cilësoi këtë si projektin më të madh infrastrukturor në historinë e Tiranës, teksa potencoi se finalizimi i tij u bë brenda afateve.

“Do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja”, ka shkruar në facebook i pari i qeverisë shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]