Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Largimi i kryetarëve në Veri, Osmani: Grupi Punues urgjentisht ta kryejë punën

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Grupi Punues, që u formua nga Ministria e Pushtetit Lokal për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave, duhet urgjentisht ta kryejë punën e tij për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në komunat veriore.

Mbi artikull

“Krejt çka duhet është që çështjet teknike procedurale të afateve të determinohen nëpërmjet qoftë udhëzimeve administrative, qoftë rregulloreve të KQZ-së. Tashmë ekziston një grup punues ku edhe kabineti im është prezent dhe do të japë kontributin e vet. Unë u bëj thirrje anëtarëve të këtij Grupi Punues që urgjentisht ta përfundojnë punën”, ka thënë sot Osmani.

Ajo tha se sapo të krijohet baza ligjore atëherë qytetarët e këtyre komunave kanë të drejtë të dorëzojnë poziciononin.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, që udhëhiqet nga Elbert Krasniqi, të hënën ka nisur punën për nxjerrjen e një udhëzimi administrativ që i hap rrugë largimit të kryetarëve aktualë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Moneytizer Paragrafi 4

Ministria ka themeluar këtë Grup Punues për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Sipas vendimit, ky grup duhet ta finalizojë projekt-udhëzimin administrativ deri më 1 shtator 2023.

Ky hap iu kërkua Kosovës në pikën 3 të marrëveshjes Kosovë-BE që u nënshkrua në Bratislavë.