Sapo kam zbuluar se bashkëshorti im ka pasur marrëdhënie me motrën time më të vogël. Kemi dy vite të martuar dhe sapo jemi bërë me fëmijë.
Ndjehem e shkatërruar. Jam 30 vjeçe. Kam qenë e martuar më parë, por e kam braktisur bashkëshortin tim të parë, sepse rashë në dashuri me të tanishmin. Ai është 45 vjeç dhe po ashtu ka qenë i martuar edhe më parë.
Motra ime është shumë më e re se unë, 22 vjeçe dhe ende studente. Isha si një nënë për të, kur ajo po rritej. Motra vinte tek ne për festat, sepse prindërit tanë jetojnë jashtë vendit.
Nuk e kisha idenë se ajo dhe burri im e bënin në shtëpinë tonë, sa herë që isha në punë. Madje më shumë se një herë kam gjetur xhinset e saj në dhomën tonë të gjumit. Kam bindur veten se ishte një ngatërresë gjatë larjes së rrobave.
Madje një ditë kur binte shumë shi erdhën të dy të lagur nga oborri dhe të shqetësuar.
Më në fund mora guximin për t’u ballafaquar me to. Fytyrat e tyre më thanë se kisha të drejtë.
Mëngjesin tjetër motra ime u zhvendos në shtëpinë e një shoqeje, por burri im vazhdoi të sillej sikur asgjë nuk kishte ndodhur.
Ndjehem kaq e poshtëruar. Si mund t’ma bëjnë këtë mua?