Laureta Zyba është një prej konkurrenteve më të përfolura edhe pas përfundimit të emisionit Përputhen.
Ajo ka pasur probleme me ligjin dhe shpeshherë ka rrëfyer se si e ka përjetuar ajo këtë periudhë të errët, shkruan”Kosovarja”.
Laureta sërish është pyetur se nëse partneri i saj ka qenë Vali Corleone, dhe ajo ka thënë se të gjitha imazhet që qarkullojnë janë të montuara.
E po ashtu, ajo ka rrëfyer edhe për arsyen se pse është arrestuar
“Kam qenë në burg dhe është një periudhë që është shumë e tmerrshme për mua, më keq nga sa njerëzit e flasin apo e përshkruajnë. (Pyetje) Je arrestuar për vrasje dhe prostitucion? Po. Të them të vërtetën kam qenë shumë e vetëdijshme kur jam futur në atë emision sepse historia që më ka ndodhur është bërë bujë. Nuk e kam pasur shansin të them të vërtetën. Kam pasur një djalë që ka pasur të bëjë me shtetin, ka qenë i dashuri im. Kemi qenë bashkë 8 muaj, në burg nuk kam qëndruar as një muaj. Akuzat ishin të tilla. Nuk ka qenë për prostitucion, ai ka pasur gjërat e veta brenda shtetit të vet, malazez ka qenë. Deri në momentin e arrestimit e kam njohur si kroat. Nuk është Vali Corleone, janë montazhe.”, tha ajo.