fbpx

Lazim Destani dashamir i madh i fjalës së shkruar shqipe

nga Revista Kosovarja

Lazim Destani njihet si njëri nga shqiptarët më të suksesshëm në botën e biznesit, me të arritura në nivel internacional.

Por , z. Destani njihet edhe si dashamir i madh i fjalës së shkruar letrare , tek investimii tij asnjëherë nuk ka munguar për organizimin e eventeve të shumta letrare në trojet shqiptare ashtu edhe në diasporë si dhe për botimin e veprave nga shkrimtarët e publicistët e njohur shqiptar me të cilët pati edhe raporte miqësore me të shumtët nga ata. Sot në qytetin e Cyrihut u promovua libri ‘ Si e zbuluam Zvicrën duke ecur’ të autorëve Enver Robelli dhe Omer Xhemaili. Për këtë tubim me rëndësi, ka shkruar vetë Destani në hapësirat e tij në rrjete sociale.

“Ishte nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme të jem në mesin e një auditori të gjerë, dashamirës të fjalës së shkruar shqipe, këtu në qytetin e Cyrihut në Zvicër ku u promovua libri ‘Si e zbuluam Zvicrën duke ecur’. Këtë libër na e sjellin dy bashkautorët Enver Robelli dhe Omer Xhemaili, dy emra që me arritjet dhe famën e tyre na bëjnë të ndihemi fort krenar. Robelli në sferën e gazetarisë dhe Xhemaili në atë të mjekësisë, me punën e tyre prej shumë vitesh në Zvicër, kanë kapur majat e suksesit. Me veprat dhe emrin e tyre ata nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Ky libër, siç e thonë bashkautorët, është një ‘shtegtim nëpër alpe dhe histori’, ku këta sjellin eksperiencën e rrugëtimit të tyre në tokën helvetike por edhe elemente të traditës, kulturës dhe legjendave të kësaj toke ku komuniteti ynë ka gjetur mbështetje e ngrohtësi. Nga figurat e letrave shqipe që morën pjesë në këtë promovim, e në veçanti nga kritiku ynë letrar Akademiku Ali Aliu, kjo vepër u vlerësua me notat më të larta.
Edhe me këtë rast, bashkautorët e nderuar Enver Robelli dhe Omer Xhemaili i falënderoj për ftesën ndërsa i uroj e i përgëzoj për sukseset në punën e tyre të çmueshme.”


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]