Sot është një ditë e veçantë për familjen Destani. Biznesmeni dhe filantropi i madh shqiptar, Lazim Destani, i njohur për kontributin e tij të çmuar në komunitetin shqiptar brenda dhe jashtë vendit, feston ditëlindjen.
Destani prej vitesh gëzon respektin e gjerë për punën e tij të palodhur, përkushtimin ndaj projekteve bamirëse dhe ndihmën që u ka dhënë shqiptarëve kudo nëpër botë. Ai është një nga figurat më të vlerësuara të diasporës, i cili ka kontribuar jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe në çështje sociale e humanitare.
Në këtë ditë të rëndësishme, nuk ka munguar urimi i të birit, aktorit me famë ndërkombëtare, Blerim Destani. Me një postim të shkurtër, por tepër domethënës në rrjetet sociale, Blerimi ka emocionuar ndjekësit.
“Urime babe. Edhe 100 të lumtura”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar urimin me një foto të ngrohtë përkrah të atit.
Lazim Destanit, mbetet një figure që mbetet shembull frymëzimi për shqiptarët.

