Kuvendi i Kosovës pritet që pas pak të mbajë seancën solemne me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë seancë pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme vendore e ndërkombëtare, të cilat kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për pavarësimin e Kosovës.
Mes personaliteteve të ftuara është edhe afaristi i njohur shqiptar Lazim Destani, i cili tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës.