Në vigjilje të 17 shkurtit, festës së Pavarësisë së Kosovës, Ambasadori i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka organizuar një ceremoni me personalitete të rëndësishme të jetës publike.
I pranishëm në këtë ceremoni, ishte edhe një nga personalitetet më të shquara, intelektuali, biznesmeni e filantropi, Lazim Destani.
Destani, ka folur për këtë pjesëmarrje edhe në faqet e tij në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
“I ftuar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, mbrëmë pata kënaqësinë të marr pjesë në festën ceremoniale të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ambasadori Qehaja mes tjerash në fjalën e tij e vuri theksin te arritjet e Kosovës si dhe e çmoi lart bashkëpunimin diplomatik e shoqëror dhe sidomos atë ekonomik mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Uroj ky bashkëpunim mbi bazat e partneritetit të sinqertë mes dy vendeve tona të rritet gjithnjë e më shumë”.