fbpx

Lazim Destani: Sot nuk ka vepër më të madhe patriotike se rritja e ekonomive tona

nga Revista Kosovarja

Biznesmeni e filantropi i njohur, Lazim Destani, vazhdon të jetë i ftuar e i pranishëm në shumë ngjarje e takime me rëndësi në sferën publike.

Rëndësia e pjesëmarrjes së Destanit në jetën sociale, politike, e kulturore, vlerësohet të jetë e një rëndësie të lartë.

Z.Lazim Destani, sot mori pjesë në shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, tek në nder të kësaj dite po mbahet takimi i cili ka bashkuar rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova, për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të rritur bashkëpunimet në mes bizneseve.

Në këtë ngjarje jubilare, e cila organizohet nga degët e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, para pranimshve të shumtë foli edhe Lazim Destani , i cili pos tjerash theksoi se, gjatë dekadës së fundit puna e këtij rrjeti për të bashkuar Kosovën dhe diasporën e saj rreth tregtisë ka sjellë mundësi të jashtëzakonshme për njerëzit këtu.

Fjala e plotë e Lazim Destanit:
Të nderuar afaristë, përfaqësues të institucioneve e të shoqatave.

Të nderuar pjesëmarrës dhe miq, që prej 10 vitesh kemi ndarë kënaqësinë e bashkëpunimit dhe të angazhimeve tona.

Gjithmonë ndihem i nderuar të jem i pranishëm në ngjarje të tilla që kanë të bëjnë me diasporën, duke qenë vet pjesë e saj.

Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm. Është thënë shumë herë se, roli i bizneseve shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendeve tona është kyç dhe i padiskutueshëm.

Diaspora paraqet kapitalin më të madh, jo vetëm ekonomik por edhe social e kulturor.

Bizneset kanë qenë çdoherë të gatshme për të investuar dhe për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Këtë e them edhe si urë lidhëse e Diasporës me vendet tona,dhe nga përvoja ime si afarist.

Çdo herë e theksoj se, diaspora duhet sa më shumë të këtë vëmendje në investime këtu në Kosovë dhe viset shqiptare, pasi ne po përballemi me dukurinë shqetësuese të largimit të rinjve tanë nga vendi.

Nëse ne e kemi mundësinë që vetë apo me partnerët tanë ku veprojmë, si dhe me parterët vendorë, të investojmë apo të sjellim investitorë të tjerë, me siguri këtë shqetësim nuk do ta kemi më. Kontributi dhe rezultatet e diasporës janë evidente.

Krahas mundësive të investimeve, vlerat e diasporës janë shumë-dimensionale, si nga aspekti i transferimit të eksperiencave, dijeve, inovacioneve, kulturave e pse jo edhe të rrjeteve të bashkëpunimit me bizneset dhe kompanitë europiane nëpër vendet ku ne veprojmë dhe operojmë.

Eksporti po shënon zhvillim shumë dinamik, madje, jo vetëm me çmimet konkuruese, por mbi të gjitha, me standardin e cilësisë.

Kjo na duhet. Sot nuk ka vepër më të madhe patriotike se rritja e ekonomive tona.

Si Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, e ndiej si detyrim ta potencoj nevojën e bashkimit dhe ngritjen e nivelit organizativ.

Edhe si afarist, duhet të jemi shumë më të organizuar dhe më të fuqishëm.

Duke përfunduar fjalën time, kam kënaqësinë që me rastin e këtij përvjetori jubilar kam një porosi nga Kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Z. Nazar Mehmeti, që t’ju përcjell përshëndetjet dhe urimet më të mira.

Këtij takimi jubilar, të organizuar nga Degët e Rrjetit, i uroj punë të mbarë dhe shumë sukses.

Ju faleminderit!


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]