Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lazim Destani : Të bëhemi më solidarë, më zemërgjerë për të mirën e përgjithshme

nga Revista Kosovarja

Filantropi i njohur Lazim Destani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Mbi artikull

Ndër tjerash , Destani shprehet se , kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin dhe festohet anembanë botës nga të gjithë besimtarët myslimanë
Derisa sot mblidhemi, thotë ai , së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë. Le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë. Të mirat që t’i dhuron Zoti duhet ndarë, se , iu kujtoj nga përvoja ime shumëvjeçare, – të mirat duke u ndarë shtohen, pasi duke u ndarë bëhen të mira për të gjithë, thotë humanisti i njohur mbarëkombëtar , po aq edhe nē qarqe botërore Lazim Destani / Kosovarja

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]