Pandemia e Coronavirusit në planin botëror ka ndyshuar shumë kahje të lëvizjeve jetësore.
Për më tepër ajo ka zënë edhe shumë njerëz jashtë vendeve të tyre. Ky fat nuk i ka përjashtuar as shqiptarët të cilët jetojnë vetë ose familjet e tyre nëpër shtete të ndryshme të botës.
Sa më e gjatë kjo krizë, aq më shumë po dalin në shesh vështirësitë me të cilat po përballen dhe do të përballen edhe më shumë njerëzit në të ardhmen. Rasti më i freskët dramatik ndodhi në kufirin Greqi-Shqipëri, ku për ditë të tëra njerëzit mbetën në zonën neutrale, në një gjendje të vështire, pa mundur të hyjnë as në Shqipëri as të kthehen në Greqi.Mungesa e kapaciteteve shtetërore për t’i përballuar nevojat e qytetarëve krijoi një dramë të rëndë qytetare. Por edhe në këso krizash gjenden njerëz humanitarë që sadopak zbusin krizën vështirësitë. Pikërisht në këtë dramë, filantropi dhe biznesmeni shqiptar në përmasa botërore, Lazim Destani, reagoi si edhe në rastet e tjera nga të parët.
Ai mori përsipër heqjen e shpenzimeve të 35 shqiptarëve që për katër ditë e netë po prisnin në mot të lig mes Greqisë e Shqipërisë. Nevojtarëve që u vendosën në një hotel në Korçë, ua hoqi të gjitha shpenzimet për 14 ditë, derisa të zgjasë cikli i karantinimit për të vërtetuar nëse këta qytetarë janë ose jo të infektuar më Coronavirus. Nuk duhet harruar se pak muaj më parë, po Lazim Destani, strehoi 200 familje shqiptare duke ofruar po kaq shtëpi-kontejnërë me gjithë infrastrukturën e banimit, pas tërmetit që goditi Shqipërinë në fundvitin e kaluar. Lajmin e bënë të ditur vetë përfituesit e kësaj ndihme dhe pronarët e hotelit nga Korçë. /Kosovarja/