Liberalizimi i vizave është një lajm i këndshëm dhe i pritur shumë gjatë që shënon fitoren e radhës për shtetin e Kosovës.
Urime Kosovë!
Me këto fjalë shprehë gëzimin filantropi e biznismeni i njohur Lazim Destani me rastin e liberalizimit të vizave të Kosovës në rrjetin e tij social.
Postimi i plotë:
Urime Kosovë! Liberalizimi i vizave është një lajm i këndshëm dhe i pritur shumë gjatë që shënon fitoren e radhës për shtetin e Kosovës. Lëvizja e lirë e njerëzve është ndër tiparet thelbësore të demokracisë, andaj kjo është dhe fitore për demokracinë si dhe për Bashkimin Europian.
E përshëndet këtë vendim të Parlamentit Europian, ndërsa i përgëzoj institucionet dhe popullin e Kosovës si dhe gjithë bashkëkombësit tanë për këtë arritje historike.
Liria e lëvizjes pa viza në zonën Schengen, nga 1 janari i vitit 2024, do të sjellë lehtësira në dobi të biznesit, shkencës, artit, kulturës dhe në përgjithësi do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Suksese të reja Kosovë në rrugën tënde drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike!
View this post on Instagram