Në zgjedhje te brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës që po mbahen në të gjitha Degët e partisë, tashmë po zgjedhen edhe kryetarët e Degëve.
Në zgjedhjet e sotme në Degën e Gjilanit, Lutfi Haziri u zgjodh kryetar edhe për një mandat.
Në këto zgjedhje morën pjesë 3100 delegatë të partisë.
I lumtur me këtë zgjedhje u shpreh edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai u gëzua edhe me faktin se 44% e të zgjedhurave janë gra.
“3100 pjesëmarrës në zgjedhjet e brendshme në Gjilan. Luta, i zgjedhur edhe për një mandat. 44% të të zgjedhurave gra. Dhe një degë tjetër shembull. Zgjedhjet në LDK, përveç se mobilizim i jashtëzakonshëm dhe standard i ri në vend” shkroi Abdixhiku në facebook.