Lidhja Demokratike e Kosovës po bëhet gati për Konventën e madhe që pritet të mbahet të dielën e ardhshme.
Gjatë ditës së sotme, kryetarët e degëve të këtij subjekti janë mbledhur në Selinë Qendrore të partisë në Prishtinë.
Kryetari i Pejës, njëherësh nënkryetar i partisë opozitare, Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar për “Indeksonline” se aryseja e takimit ishte rreth përgatitjeve të 19 nëntorit. “… mbahet Konventa e LDK-së dhe zgjidhet kryetari dhe këshillin”.
I pranishëm në mbledhje ishte edhe kryetari, Lumir Abdixhiku, i cili pas takimit u pa teksa përcillej nga mbrojtja e afërt e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se Abdixhiku dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasni janë vënë nën përkujdesje të njësitit të Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës pas indikacione që vijnë për kërcënimet, e për të cilat janë të informuara edhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës. /Indeksonline/
https://www.facebook.com/watch/?v=885596286474036