fbpx

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nis sot Turneun e Ndryshimit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dje ka thënë se nesër do të prezantojnë kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai tha se ka vullnet e energji në ekipin organizativ për përgatitjen e takimit në Prishtinë – nisja që LDK e quan Turneu i Ndryshimit.

“Përgatitjet e fundit për takimin e madh të Prishtinës! Vullnet e energji plot në ekipin organizativ”.

“Turneu i Ndryshimit nisë nesër në Kryeqytet, për të vazhduar nëpër Kosovë. Nesër, LDK, prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit! Eja nesër. Nga ora 19:00, në AMC Hall! Bëhu ndryshimi”, ka shkruar Abdixhiku dje në Facebook.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]