Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”. Kënga e parë ishte “Dallëndyshe dhe bukuroshe”.
Ndër kënget më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ”A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe armikut serb ndaj shqiptarëve. Leonora ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës, shkruan “Kosovarja”.
Pas luftës Leonora u shpërngul ne Skenderaj dhe u vendos në Prishtinë, ku edhe banon sot me nënën, motrën dhe vëllanë.
Por, patriotizmi është simbolikë që e karakterizon Leonoren duke qenë se edhe prejardhjen e ka nga Drenica legjendare.
Ndaj, bukuroshja drenicake pervecc këngëve të bukura me motive patriotike nuk ka hezituar që kohë pas kohe ta vesh edhe uniformën e bukur të UÇK-së.
Ndaj, le ta sheh Shkelzeni gjithë këtë bukuri e madhështi të kësaj femre të bukur shqiptare. /Kosovarja/