Learta Jakupi tashmë është emër i njohur për publikun dhe shumë i komentuar në mediat rozë.
Biondja fitoi më shumë famë nga momenti kur iu bashkua familjes së këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit, shkruan “Kosovarja”.
Ajo është edhe tenore mjaft e talentuar dhe ka disa projekte muzikore të publikuara.
Learta është shumë e angazhuar me familjen e saj dhe shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan imazhe nga përditshmëria me ndjekësit e saj të shumtë.
Së fundi ajo ka publikuar në Instatory një fotografi të bashkëshortit të saj, Kushtrimit dhe djalit, Matinit.
Ata, babë e bir shihen të veshur njësoj dhe shumë të kururar, “Shpirt e zemër” ka shkruar Learta në mbishkrimin e fotografisë./Kosovarja/