Një ndër emrat më të komentuar nga mediat rozë është padyshim, Learta Jakupi.
Learta është një soprano e talentuar, por për publikun e gjerë më shumë njihet si reja e këngëtares së famshme Shyhrete Behlulit, shkruan “Kosovarja”.
Biondja bukuroshe falë famës që ka numëron edhe ndjekës të shumtë në rrjete sociale, dhe pothuajse secili postim i saj arrin të marrë qindra komente.
Learta është shumë e afërt dhe e dashur me familjarët,e në të njëjtën mënyrë edhe ajo është e vlerësuar nga ta, këtë e vërteton edhe postimi i fundit i kunatës së saj, Neca Tërnavës.
Gruaja e vëllaut të Leartës ka publikuar një foto ku shihen se bashku dhe në mbishkrim ka shkruar “Kunata më e mirë”. /Kosovarja/
View this post on Instagram