Këngëtarja e mirënjohur, Ledina Çelo, është një nga artistet, që me gjithë moshën vazhdon të na mahnis me format dhe bukurinë.
Këngëtarja shqiptare, ndonëse ka kohë që nuk ka sjell një projekt të ri muzikor, ajo mbetet aktive në rrjetet sociale, ku edhe i informon adhuruesit për përditshmërinë e saj.
E, këto ditë artistja e njohur ka realizuar një fotosesesion me të bijën, teksa ajo që bie në sy ishin linjat e saj, veshja me stil dhe dukja atraktive.
“Me shoqen e ngushtë!”, ka shkruar Ledina në mbishkrimin e fotografive, ku dukej për mrekulli.
Kështu Ledina edhe një herë dëshmoi se edhe pse nënë e dy fëmijëve, linjat e saj janë për lakmi.