Në një diskutim me Romeo Veshajn, Ledion Liço iu përgjigj pyetjes së banorit “si do shkoja unë në finale me lidhjen time me Heidin?”, duke thënë “siç shkoi fituesi i vjetshëm (Luiz Ejlli) dhe finalisti i edicionit të parë, (Donald Veshaj)”.
Më pas, moderatori i programit komentoi lojën e Heidit duke e krahasuar me Beatrix Ramosajn dhe Kiara Titon.
“Vetëm se ndryshe nga ato, Heidi ka më shumë argumenta”, tha ai.
Më pas, Liço sqaroi se nuk ka asnjë problem me Kiarën dhe Beatrix dhe se komenti i tij lidhet me lojën e tyre në Big Brother.
“Në rastin e Kiarës dhe Beatrix, ato të dyja bënin lojën e Luizit dhe Donaldit. Kurse Heidi bën lojën e saj. Ka raste kur e merr vetë timonin dhe i fut edhe të dytin”.
Ledioni më pas bëri një përshëndetje për to duke i thënë se i do shumë.
https://www.youtube.com/watch?v=nUuppDCfYYo