Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ledioni nuk i kursen thumbat për Xumin

nga Revista Kosovarja

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Xum Allushi, ka ndezur rrjetin me një deklaratë thumbuese drejtuar moderatorit Ledion Liço.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Xumi shihet duke buzëqeshur ndërsa thotë “Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e ‘Big Brother’-it, po vazhdon punën përditë… Të paktën nxjerrim një rrogë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që ty të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë ti?”

Deklarata e tij u përhap me shpejtësi dhe shkaktoi reagime të shumta, ndërsa nuk vonoi shumë edhe reagimi i Ledion Liços, që u interpretua nga ndjekësit si një “thumb” i drejtpërdrejtë ndaj Xumit, shkruan “Kosovarja”.

Moderatori publikoi në Instagram një mesazh të koduar teksa thuhet “Nëse ushqen dhe kujdesesh për një qen të braktisur, ai kurrë nuk të kafshon. Ky është dallimi mes një njeriu dhe një qeni.”

Moneytizer Paragrafi 4


Postimi është parë gjerësisht si një përgjigje indirekte ndaj deklaratës së Xumit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]