Lediana duket se nuk ka mundur ta heqë mendjen nga Mevlani në takim me Blerimin.
Lediana së fundmi ka bërë një veprim jo të zakontë në takimin e saj me Blerimin nga Kumanova, shkruan lajmi.net.
Në mes të takimin ajo filloi të këndonte njërën nga projektet muzikore të konkurrentit tjetër, Mevlanit.
Ndonëse konkurrenti i ri i theksoi Ledianës se ai nuk do të pëlqente të flisnin për persona tjerë Lediana vazhdoi duke përmendur Mevlanin.
Gjatë takimit Blerimi e pyeti Ledianën se a do t`i pengonte që bashkëshorti i saj të kishte të njëjtin profesion si ajo dhe Lediana me humor u përgjigj se jo nuk do të kishte rëndësi nëese do ishte mjek apo këngëtar .
Pas këtij komenti duket se konkurrenti i ri nuk duroi më gjatë dhe u largua nga tavolina duke e lënë Ledianën të këndonte me veten.
Biseda mes Blerimit dhe Ledianës:
Lediana: kam në mendje këtë këngën shuj shuj se pa ty nuk po vuj vuj
Blerimi: Akoma me mendjen tek Mevlani ti?
Lediana: Jo nuk e kam mendjen tek ai por më erdhi në mendje kënga.
Blerimi: Mendoj që sa më pak të përmendësh emra të tjerë është më mirë në takimin tonë.
Lediana: Unë mendoj se sa më shumë të përqendrojmë vëmendjen tek ne të dy është më mirë.
Blerimi: A është problem që jemi në të njëjtin profesion?
Lediana: S’është problem si mjek si këngëtar…
Blerimi: Këngëtar? Ika unë…
Lediana: A do ma këndosh dhe ti një këngë?
Lediana në studio e mohoi pjesën se fjala këngëtar kishte lidhje me Mevlanin, por ishte e rastësishme gjatë bisedës me Blerimin.