Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba ishin çifti më i përfolur i sezonit të kaluar të “Për’puthen” dhe që publiku donte t’i shihte bashkë.
Pas daljes nga programi ata ndanë rrugët por thuajse në çdo dalje publike pyeten për njëri-tjetrin.
E ftuar së fundmi “N’fermë” ajo u pyet se çka mendonte që Mevlani ka fshirë këngën që i dedikoi asaj.
“E ka publikuar prapë” tha Ledjana duke treguar se nuk e dëgjonte e nuk kërcente me të.
E ftuar së fundmi “N’fermë” ajo u pyet se çka mendonte që Mevlani ka fshirë këngën që i dedikoi asaj.
“E ka publikuar prapë” tha Ledjana duke treguar se nuk e dëgjonte e nuk kërcente me të.
Tutje Ervin Kurti e pyeti për deklaratat se do të hakmerret ndaj tij.
“Gjithë intervistat përmend emrin tim, kam edhe unë ca inate të vjetra”, tha Ledjana duke vazhduar se ai e përmend nga dashuria kurse ajo vet nga urrejtja.
Tutje u pyet nëse kishte krijuar diçka tjetër, dhe ajo pa hezituar tha “Po”, madje shtoi se i sillte lule çdo ditë dhe i ka premtuar botën.
Megjithatë, nuk preferoi të jepte detaje të tjera, e aq më tepër të tregonte foto.