“Alba Festival” është festivali që u zhvillua ditë më parë në Zvicër ku mblodhi artistë të mirënjohur shqiptar.
Në mesin e këngëtarëve të cilit performuan në këtë festival, ishte edhe reperi shqiptar Ledri Vula.
Ai për emisionin “Mirage” foli rreth planeve për aspektin personal dhe atë profesional.
E në prapaskenat e “Alba Festival” nuk munguan as puthjet e përqafimet nga Ledri dhe Sara.
Dyshja që shpesh herë komentohen për lidhjen e tyre, nuk hezituan në asnjë moment që të shprehnin dashurinë.
Ledri dhe Sara të cilët janë edhe prindër të një vajze dukeshin edhe më të plotësuar në afërsi të njëri-tjetrit në këtë event.