Ledri dhe Sara janë aktualisht ndër çiftet më të komentuara në media.
Ledri Vula ka zbuluar detaje deri më tani të fshehta rreth historisë së tij të dashurisë me Sara Hoxhën.
I ftuar në ‘NIN’ ai ka folur lidhur me njohjen e tyre. Duket se historia e tyre lindi krejt rastësisht. Ledri thotë se disa shoqe të saj – që e kishin qejf si këngëtar – shkuan ta takonin në prapaskenë. Ai nuk specifikon ku, por na e merr mendja që bëhet fjalë për një koncert.
“Prej shoqeve të saj, mua më pëlqeu ajo,” tha Ledri. Pak a shumë si nëpër filmat romantikë: Ajo shkon diku me shoqet, shoqet pëlqejnë atë djalin super yll, ajo nuk e pëlqen, ai pëlqen atë që s’e pëlqen e më the e të thashë”.
