Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lekaj: Ka ikur koha e deputetëve të VV’së kur flisnin për përqindje

nga Revista Kosovarja

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson do ta tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara. Lidhur me këtë deklaratë,ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ku thotë se Lëvizja Vetvendosje më nuk është temë diskutimi tek qytetarët.

Mbi artikull

Lekaj tutje thotë se qytetarët kanë pritur një ndryshim të madh nga LVV-ja dhe kryeminsitri Kurti, ku thotë se këto pritje kanë mbetur të parealizuara dhe kjo ka rritur zhgënjimin e tyre.

“Lidhur me deklaratat e deputetit Muja dhe të Qeverisë Kurti sa i përket zgjedhjeve dhe përqindjeve, ju them që Lëvizja Vetëvendosje më nuk është temë diskutimi tek qytetarët brenda dhe jashtë vendit. Qytetarët kan pritur një ndryshim të madh nga LVV-ja dhe Kurti, por që këto pritje kanë mbetur të parealizuara, kjo ka rritur zhgënjimin”, tha ai.

Ndër të tjera ai thotë se tani ka ikur koha e deputetëve të VV-së kur flisnin për përqindje, pasi tani sipas tij qeveria Kurti ka rënë shumë në përqindje.

Moneytizer Paragrafi 4

“Qeveria Kurti ka rënë shumë në përqindje nga të gjitha matjet që janë bërë ditëve të fundit, kanë rënë tek baza e tyre e para disa viteve sepse më nuk janë të rëndësishëm si platformë politike, si vizion dhe mundësi për ndryshim dhe as si shpresë për të ardhmen e Kosovës. Ka ikur koha e Deputetit Muja dhe të deputetëve të tjerë të VV kur flisnin për përqindje”, shtoi ai.

Deputeti Lekaj thotë se zgjedhjet që po vijnë do ta vërtetojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Sot, qytetarët e vendit janë të zhgënjyer me qeverisjen 5 vjeçare, në të gjitha lëmitë dhe fushat e qeverisjes së brendshme dhe të jashtme. Zgjedhjet që po vijnë do ta vërtetojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti”, përfundoi Lekaj për GazetaBlic.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]