fbpx

Lëkundet raporti i treshes Adri-Iliriana-Shqipe

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme erdhi e plotë kënga ‘Ti kur dojshe’ nga Adri dhe Iliriana.

Projekti u bë hit ende pa dalë vetëm me një sekuencë të shkurtër në TikTok.

Por, as kur u bë viral pa u publikuar e as mbi 24 orë pas publikimit, kënga nuk e ka marrë vëmendjen e një personi goxha të rëndësishëm për dyshen brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Shqipes.

Finalistja nuk e ka parë të arsyeshme që ta shpërndajë këngën, ndryshe nga projekti i Ardit publikuar para disa javësh të cilin e shpërndau si story.

Kjo ka ngjallur dyshime se raporti mes çiftit dhe Shqipes nuk është sërish më i miri i mundshëm.

Ata patën krisje në aleancën e tyre në shtëpi, me veprime që nga Adri u konsideruan ‘tradhti’. Më pas, me të mbaruar loja, ata gjetën gjuhën e përbashkët duke u shfaqur disa herë bashkë.

Por, me shumë gjasë, shoqëria e treshes ka marrë fund, këtë herë pakthyeshëm.

Një ‘tradhti 2.0’ në horizont? Do na duhet të presim dhe pak për të kuptuar më shumë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]