fbpx

Lela reagon pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 3

nga Revista Kosovarja

Lela është banorja e radhës që u eliminua nga “Big Brother VIP Kosova 3”.

Nga profili i saj një ‘Instagram” erdhi një reagim ku falënderohen të gjithë ata që e përkrahën në këtë rrugëtim.

“Dashuria dhe përkrahja e juaj ishin forca me e madhe për të dhe ajo është pafund mirënjohëse “, thuhet në postim.

Ndryshe, mbrëmë prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, i ka bërë një pyetje direkte Lelës pasi doli nga shtëpia.

Ai e ka pyetur Lelën nëse ka qenë e fejuar dhe pse nuk ia ka treguar Leos të vërtetën.

“Po është e vërtetë. Kur kam tregu se kam qenë në lidhje gjashtë vjet e kam pyet Leon se çka dëshiron me dit më shumë, ai ka thënë se gjerat për të kaluarën dëshiron të i dij vetëm pasi të dalim nga shtëpia. Mundet me pengu Leon por është e kaluara ime”, u shpreh Lela.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]