Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lëndime e trauma në Prishtinë, gjashtë burra ushtrojnë dhunë ndaj grave

nga Revista Kosovarja

Pesë gra u trajtuan në spitalet e rajonit të Prishtinës të mërkurën dhe të enjten. Shkak ishin plagët e marra nga dhuna e burrave. Një grua tjetër dyshohet se është dhunuar psiçikisht në kryeqytet. Gjashtë burra janë ndaluar nga policia.

Mbi artikull

Fushatat për parandalimin e dhunës në familje dhe, posaçërisht, asaj ndaj grave nuk po rezultojnë efektive. Së paku jo deri më sot. Vetëm në 24 orët e fundit, në rajonin e Prishtinës janë regjistruar gjashtë raste të dhunës ndaj grave.

Rastet e dhunës janë raportuar të mërkurën dhe të enjten.

Bazuar në rastet e raportuara nga Policia e Kosovës, gjashtë burra kanë ushtruar dhunë ndaj grave në Prishtinë, Drenas e Podujevë – të gjitha vendbanime në rajonin e Prishtinës. Pesë prej rasteve janë cilësuar si dhunë fizike, ndërsa një është cilësuar si dhunë psikike.

Moneytizer Paragrafi 4

Pesë gra të sulmuara kanë pranuar trajtim mjekësor në spitale, tha policia.

Një nga rastet më të rënda të dhunës në familje të 24-orëve të fundit në Prishtinë, u raportua të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Një burrë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua me të cilën po bashkëjetonte.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin viktima është duke bashkëjetuar”, tha policia.

Gjashtë burrat e dyshuar për dhunë janë arrestuar nga policia dhe po mbahen në ndalim.