Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lëndohet edhe një punëtor i ndërtimarisë në vendin e punës

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e sotëm një punëtor i ndërtimtarisë është lënduar derisa ishte duke punuar në një objekt në Fushë-Kosovë

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, saktësisht në një objekt në rrugën 28 nëntori, një person është lënduar derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me autorizim të prokurorit, është iniciuar rast Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se rasti po hetohet nga institucionet relevante.

Moneytizer Paragrafi 4

“Aktualisht hetuesit policor janë duke hetuar rastin në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës”, ka thënë Ahmeti

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]