Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lëndohet një 9-vjeçar nga zjarri që kaploi shtëpinë në Deçan

nga Revista Kosovarja

Një fëmijë 9-vjeçar është lënduar si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në Deçan.

Mbi artikull

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq zjarri po dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se 9-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Deçan, e më pas në Pejë.

“Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar ka shpërthyer një zjarr i cili dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë. Si pasojë e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i moshës 9 vjeç i cili ndihmën e parë mjekësore e kishte marr në QKMF Deçan pastaj për tretman të mëtejmë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka njoftuar policia.

Moneytizer Paragrafi 4

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, KEDS’i dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin si dhe punëtorët e KEDS-it. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]