Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lëndohet një punëtor në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë

nga Revista Kosovarja

Një person (punëtor) ka pësuar lëndime trupore gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Mbi artikull

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:05 në rrugën “Hyrije Hana”, në Prishtinë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pronari i kompanisë ku ishte duke punuar viktima.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar-pronar i kompanisë ku ishte duke punuar viktima”, thuhet në raport.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]