Leonardo DiCaprio vazhdoi të shijonte pak argëtim nën diell në fillim të Vitin të Ri 2023 në brigjet e St. Barts të hënën me disa bukurosheve të veshura me bikini.
Fituesi i çmimit “Oscar”, 48 vjeç, shfaqi trupin e tij në një paraqitje pa këmishë teksa zhytej në rrezet e diellit në bordin e një jahti luksoz, shkruan DailyMail.
Leo i cili shoqërohej në jaht me mikun Tobey Maguire, bëri rrugën e tij rreth kuvertës së jahtit me mbathje noti blu përpara se të hynte në ujë për një zhytje rigjallëruese.
Aktori i filmit “Titanic” dukej i qetë ndërsa bisedonte me miqtë e tij në bordin e varkës, ku përfshihej mes të tjerash bukuroshja Madison Headrick, e fejuara e mikut të tij Joe Nahmad.
Madison kishte veshur një palë bikini me ngjyrë blu dhe mbuloi sytë me dorën e saj ndërsa bisedonte me Leon.
Në një moment gjatë bisedës së tyre, aktori hodhi dorën në ajër për të vënë në dukje fjalët e tij.
Paraqitja e fundit e aktorit vjen pak kohë pasi ai së fundmi u lidh me modelen Victoria Lamas. Ata u panë së bashku tri herë në një javë në fund të muajit të kaluar, pas raportimeve se Gigi Hadid nuk ishte ‘serioze’ për romancën e tyre jetëshkurtër.
Ndërkohë që aktori i Hollywoodit dhe Hadid thuhet se ishin ende në lidhje në fund të nëntorit, superylli duket se po vazhdon flirtimin me vajzën e Lorenzo Lamas.
Dalja e Leos me Victorian vjen pasi ai i dha fund lidhjes së tij katërvjeçare me bukuroshen Camila Morrone, 25 vjeçe, në gusht të vitit 2022, pohoi një burim i afërt me Leon për tabloidin britanik The Sun.
Victoria lindi më 24 prill 1999 – dy vjet pasi u publikua filmi ikonik i Leos në vitin 1997, “Titanic” – dhe është vajza e aktorit Lorenzo Lamas dhe modeles Shauna Sand.
Lorenzo, 64 vjeç, është më i njohur për rolin e Lance Cumson në telenovelën e viteve 1980, “Falcon Crest”.
Ai gjithashtu luajti në filmin “Grease” të vitit 1978 si personazhi i vogël Tom Chisum, i cili ishte kapiteni i ekipit të futbollit të Rydell.
Ndërkohë, Shauna, 51 vjeçe, është një aktore amerikane.
Victoria duket se do të ndjekë hapat e prindërve të saj të famshëm pasi është një aktore aspiruese, e cila po përpiqet të krijojë një emër për veten në ekran. Ajo ka pasion fotografinë dhe është gjithashtu një artiste që krijon vepra arti të pabesueshme me akrilik dhe bojë.