Ani pse ka shkelur në të 40-tat, këngëtarja Leonora Jakupi edhe më tej është ndër beqaret më të lakmuara e komentuara në vend.
Ylli i muzikës e bukurisë, është përfolur shpesh për lidhje e romanca, por asnjëherë asgjë nuk është konfirmuar.
Para pak vitesh ajo më në fund e pranoj se është në lidhje me një mashkull, madje tha se është tejet e lumtur, shkruan “Kosovarja”.
Tutje, Leonora kurrë më nuk u pa në krahët e dikujt dhe “princin” e saj sërish e mbuloj tisi i misterit.
Fansat pyesin pa rreshtur, ku është, kush është “princi” i Leonores.