fbpx

Leonora Jakupi uron festën e Krishtlindjeve, shfaqet elegante në fustan të zi

nga Revista Kosovarja

Leonora Jakupi mbetet ndër këngëtarët më të njohura dhe të dashura për publikun.

Këngëtarja e mirënjohur prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të sukseshme, ndërsa vazhdon të jetë aktive me projekte të ndryshme.

Por, krahas kësaj, këngëtarja nga Drenica njihet edhe për elegancën dhe sharmin e saj, e që e tregon në secilën paraqitje që bën në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Leonora u shfaq tërë elegrancë në një imazh që solli për fansat në llogarinë e saj të Instagramit.

E veshur me një fustan të zi të kombinuar me taka të larta, flokët bionde të valëzuara dhe grim të theksuar, këngëtarja dukej e mahnitëse.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonora Jakupi (@leonorajakupi)

“Urime Krishtlindjet”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e imazhit teksa shihet me një mbshëtjellës të kuq si një dhuratë.

Ndryshe, kujtojmë që Leonora pak ditë më parë publikoi albumin e ri me pesë këngën “Amël”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]